Milani nuk heq dorë nga Broja, bën gati tentativën e radhës
Armando Broja është gjithnjë e më i përfolur në merkato. Sipas “calciomercato”, klubi italian vazhdon të jetë i interesuar për sulmuesin shqiptar, pasi e sheh si njeriun që mund të zgjidhë problemin e golit.
Drejtuesit e klubit kuqezi janë bindur se nuk mund t’i besojnë sulmin vetëm 36-vjeçarit Olivier Giroud dhe Ante Rebic, që ka shfaqur luhatje, ndërsa Divock Origi mbetet ende një enigmë. Për këtë arsye, lojtari i Chelsea-t shihet si një alternativë që duhet ndjekur.
Sipas asaj që shkruan media italiane, Milani nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të shpenzuar 60 apo 70 milionë për një lojtar të vetëm, të konfirmuar, prandaj po kërkon ta zgjidhë problemin me një të ri me perspektivë.
Nuk ka ende kontakte mes dy klubeve, por sipas “Calciomercato” Chelsea është i gatshëm të hyjë në tratativa, pavarësisht rinovimit të kontratës deri në vitin 2028.
Deri më tani, Broja nuk ka realizuar asnjë gol këtë sezon, edhe pse nuk ka luajtur titullar në asnjë ndeshje. “Daily Mail” raporton se trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e pëlqen për profilin dhe aftësitë që Broja ka.
KOHA JONË SONDAZH

