Milani shpërblen Gatuzon, i rinovon kontratën deri në vitin 2021

Xhenaro Gatuzo ka filluar që të marrë frytet e para të punës së tij te Milani. Pas shumë zërash mbi rinovimin, tekniku e ka firmosur sot kontratën e re me kuqezinjtë, që do t’i mbajë të lidhura palët deri në vitin 2021.

Ish-mesfushori i kuqezinjve, ka arritur të bindë drejtuesit e klubit në pak më tepër se 4 muaj, se ai është i aftë për të drejtuar projektin e Milanit.

“Nuk na u desh shumë të negocionim me Gatuzon. I treguam projektin tonë, që mbetet shumë ambicioz dhe menjëherë ramë dakord që ai është njeriu i duhur për të drejtuar skuadrën në 3 vitet e ardhshme”, u shpreh drejtori sportiv i Milanit, Marko Fasone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gatuzo nga 200 mijë euro, tashmë pritet që të përfitojë rreth 2 milionë euro në marrëveshjen e re. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?