Milinkovic-Savic te Juventusi? Lotito: Po, por vetëm me një kusht …

Në duelin e fundit mes Juventusit dhe Lazios Milinkovic-Savic doli nga fusha, tifozët bardhezi  filluan duke duartrokitur mesfushorin serb të Lazios, një shenjë për të treguar se ata e mirëpresin lojtarin në Torino.

Për këtë gjë, ka reaguar edhe presidenti i Lazios, Lotito duke ia bërë të qartë ekipit torinez situatën e yllit të tyre.

“Unë nuk po shes në pazar, nuk më interesojnë as duartrokitjet e tyre. Për mua vlejnë paratë, le të sjellin 100 milionë euro dhe ta marrin”, deklaroi numri një i Lazios.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?