Miqësorja me Iranin, Vokrri: Nuk do të luhet, na vendosën kushte!
Kosova ishte pranë organizimit të një miqësoreje me Iranin që do të zhvillohej në Stamboll. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, konfirmoi nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë për Sport News, që nuk ishin kushtet e përshtatshme për këtë test, ndaj pas konsultës me trajnerin Çallandes është vendosur që “Dardanët” ta mbyllin pa një miqësore të dytë këtë grumbullim.
“Nuk do të luhet ndeshja me Iranin, vendimi është marrë në konsultim me trajnerin Çallandes. U vumë disa kushte sportive organizatorëve, që nuk u pranuan. Na kërkuan të luanim në Stamboll, pa tifozë, por ne i ndërpremë bisedimet. Kosova do të qëndrojë edhe dy ditë në grumbullim dhe që nga e shtuna futbollistët do të shpërndahen. Të shtunën ose të dielën do të kthehemi në Kosovë”, u shpreh Vokrri.
KOHA JONË SONDAZH

