Miqësorja Shqipëri-Ukrainë, FIFA merr vendimin përfundimtar

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të luhet. Ndeshja duhet të zhvillohet në stadiumin e Evianit, me apo pëlqimin e dy trajnerëve.

Trajneri i Ukrainës, Shevçenko kishte vënë publikisht në dyshim realizimin e miqësores me Shqipërinë në program pasditen e 3 qershorit, duke shfaqur pakënaqësi në lidhje me kushtet dhe kapacitetin e stadiumit në Evian të Francës. Pas shfaqjes së pakënaqësive nga ana e Ukrainës, Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një qëndrimi zyrtar të menaxherit të ekipeve Kombëtare Kejdi Tomori bëri të ditur se do të respektonte kontratën me agjencinë që ka marrë përsipër organizimin e ndeshjes dhe do të ishte në Evian sipas programit të paracaktuar.

FIFA në rolin e një organi sipër palëve ka dhënë bekimin që ndeshja të luhet në qytezën në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, dhe pikërisht në stadiumin e paracaktuar, pak ngelet për të bërë për Ukrainën, që i duhet të respektojë marrëveshjen duke u paraqitur për miqësoren me Shqipërinë, ose në të kundërt rrezikon të përballet me një gjobë të majme për mosrespektimin e kontratës. Takimi mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të luhet këtë të dielën në orën 16.00.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?