Modric i del në mbrojtje Mesit: Ai është fantastik, por nuk ia lejuam ne pasimin
Luka Modric ishte edhe një herë tjetër fenomenal në fushën e lojës, jo vetëm duke dirigjuar shpërndarjen e topave për Kroacinë, por në të njëjtën kohë mbylli edhe ndeshjen dhe kualifikimin e ballkanasve me golin e dytë ndaj Argjentinës dhe të dytin personal në këtë Botëror.
Falë paraqitjes së tij meritoi për të dytë herë vlerësimin e njeriut të ndeshjes, por në fund të saj tregohet shumë sportiv edhe me kundërshtarin e madh të sfidës dhe në kampionatin spanjoll, Lionel Mesin.
“Zhvilluam një ndeshje ekzemplare, të duruar, të luajtur saktë dhe me shumë cinizëm. Nëse arrijmë që të vendosim ritmin tonë të lojës është e vështirë që të na ndalin, sepse kemi cilësi, por më e rëndësishmja është që arritëm të kualifikohemi. Mesi në hije? Leo është një lojtar fantastik, gjenial dhe është e lehtë që ta kryqëzosh. Por nëse ai nuk arriti që të shprehte cilësitë e tij, kjo ishte meritë e jona, sepse i mbyllën çdo linjë pasimi dhe për të ishte e vështirë që të binte në kontakt me topin. Këtë skemë e kishim përgatitur dhe e vumë me sukses në skenë. Tani meritojmë të festojmë”.
KOHA JONË SONDAZH

