Moggi: Juventusi nuk ka nevojë për Icardin
Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit dhe aktualisht këshilltari i presidentit të Partizanit, ka bërë ndërhyrjen e tij në lidhje me lajmin e një shkëmbimi të mundshëm Higuain-Icardi.
Moggi, Juventusi është hedhur në sulm për Icardin?
“Unë nuk di që të ketë diçka të vërtetë. Lojtari në fjalë do të kërkojë që të qëndrojë tek Interi dhe Juventusi nuk ka nevojë për Icardin, duke parë se në rolin e tij ka disa lojtarë të rëndësishëm. Por sigurisht që Juventusi ka nevojë që të përforcohet në role të tjera, kjo është lehtësisht e kuptueshme.
• Përflitet edhe për një rikthim të Pogbasë në Torino…
“Nuk besoj te rikthimet, aq më shumë kur bëhet fjalë për Juven. Pogba-United ishte një shitje e rëndësishme dhe sigurisht që një rikthim i tij në Torino do të ndikonte bindshëm në buxhet, do të kishte humbje të mëdha. Te Juventusi një strategji e tillë nuk ekziston. Prandaj një rikthim i Pogbasë në Torino është thjesht fantashkencë.
Ancelotti te Napoli, e prisnit?
“Një operacion fantastik. De Laurentis bëri një goditje “alla Maradona”, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të bënte që tifozët e Napolit të harronin lehtësisht Maurizio Sarrin. Ancelotti meriton gjithçka, por ai është gjithashtu një trajner që kërkon kampionë të mëdhenj për të punuar mirë. Në këtë mënyrë, De Laurentis do të jetë i detyruar që këtë verë të shpenzojë shifra të mëdha për ta vënë në kushte ideale pune trajnerin e tij, ndonëse realisht e përgëzoj presidentin e Napolit për tratativën me Karleton.
“Ancelotti pranoi dhe ka premtuar që pse jo të fitojë një trofe që në vitin e tij të parë dhe në merkato do të kërkojë disa prej lojtarëve të tij të besuar, që ka stërvitur në të kaluarën. Vetëm kështu mund të vijnë rezultatet e rëndësishme”, përfundoi Moggi.
/Burimi: albeu.com/
KOHA JONË SONDAZH

