Mourinho tallet keq me Igli Taren pasi Lazio kaloi në Europa League
Lazio e Igli Tares u eliminua nga Europa League dhe tashmë do të vijojë aventurën në Conference League. Rënia në kompeticionin e tretë për klube në Europë ka sjell dhe ironitë e shumta në drejtim të drejtorit shqiptar të bardhekaltërve.
Para 3 javësh, Tare deklaroi Conference League është për humbës të tillë si Roma, por tashmë ekipi i tij do të duhet të luajë në të njëjtën kompeticion me Mourinhon.
Strategu portugez, si mjeshtër për batuta nuk i kurseu menjëherë thumbime ndaj Tares pas kualifikimit ndaj Ludogorets mbrëmjen e djeshme.
“Lazio është favorite për mua. Ata kanë trajner, lojtarë dhe ekip për ta fituar këtë trofe. Problemi do të jetë tek Igli Tare që nuk i pëlqen këtë kompeticion”, tha Mourinho.
Welcome 👋 @OfficialSSLazio pic.twitter.com/eX0ebnOkFm
— UEFA Europa Conference League (@TottisArmband) November 3, 2022
KOHA JONË SONDAZH

