Muller: Kam punuar me Ancelottin, mund të jetë një shembull për ne
Kur mungon edhe pak nga starti i Kupës së Botës në Katar, Gjermania nuk ka pasur një formë shumë të mirë, teksa mbrëmjen e djeshme nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Anglisë. Thomas Muller, lider i Kombëtares së pancerave, ka përmendur një model nga ku duhet të bazohet Gjermania sipas tij.
“Kam punuar me Ancelottin. Real Madrid duhet të jetë një shembull për ne. Nuk luajnë gjithmonë një futboll brilant, por mbajnë kokën lart dhe kanë besim. Duke pasur parasysh se kemi shumë futbollist nga Bayerni në ekipin ton, ky mund të jetë një avantazh dhe që mund ta përdor për të funksionuar më mirë”, deklaroi Muller.
Gjermania pritet të jetë një nga ekipet pretendente për të triumfuar në Kupën e Botës në Katar edhe pse nuk janë në formën e tyre më të mirë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

