“Mundo Deportivo” shkruan për Vllazninë, Doçi ecte 40 minuta për të parë ndeshje futbolli
Vllaznia e femrave ka bërë arritjen historike për futbollin shqiptar duke kaluar në grupet e Champions League. Ndeshja e parë do të jetë në ditën e nesërme, atje ku shkodranet do të përballen me Realin e Madridit.
“Mundo Deportivo” së fundmi i ka kushtuar një artikull. Në këtë media tregohet se lojtarja kryesore e Vllaznisë, Megi Doçi, në vitet 2000 ecte rreth 40 minuta me babanë e saj për të gjetur një televizior me ngjyra që jepte ndeshjet dhe që mungonte në fshatin e saj.
“Mamaja ime ka qenë kundër këtij vendimi, donte një vajzë me fustan, që t’i krehte flokët, ta përkëdhelte, jo një vajzë që shkonte çdo pasdite në shtëpi me gjunjë të lënduara”, tha Doçi në intervistën për median spanjolle.
KOHA JONË SONDAZH

