Murinho i fiksuar pas mbrojtësit të Monacos, bën gati 40 mln euro

Jose Mourinho do të afrojë të paktën një mbrojtës në merkaton e verës te Manchester United. Trajneri portugez mësohet se ka shënjestruar Djibril Sidibe të Monacos, i cili është një nga më të mirët në krahun e djathtë të mbrojtjes në Europë dhe ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin e Principatës.

Të negociosh me Monacon nuk është e lehtë dhe çmimi që kërkon për kartonin e 25-vjeçarit është rreth 40 milionë euro, por me shitjen e Darmian dhe ndoshta të Luke Shaë, afrimi i Sidibe mund të bëhet realitet nga “Djajtë e Kuq”.

“Djajtë e Kuq” kërkojnë të formojnë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm që të jetë në gjendje që të shkojë më larg në Champions se sezoni aktual.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?