Muriqi: Trajneri im ka të drejtë, jam i shëmtuar dhe gruaja nuk sheh mirë

Vedat Muriqi është protagonist absolut këtë sezon te Mallorca. Mbrëmjen e djeshme, goli i sulmuesit nga Kosova i dha fitoren 1-0 ekipit të tij ndaj Atletico Madrid, ndërkohë që ishte goli i pestë radhazi në 5 javët e fundit të kampionatit spanjoll.

Në një intervistë për “Cadena Ser”, Muriqi bëri shaka me deklaratat e trajnerit të tij, që pati thënë se ai ishte shumë i shëmtuar.

“Javier Aguirre ka të drejtë, shumë i shëmtuar jam. Mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë. Unë ende nuk jam idhull, kam vetëm 7 muaj këtu, por shpresoj ta përfundoj këtu karrierën dhe të them që kam qenë idhull i tifozerisë së Mallorca. Nuk jam në lartësinë e Eto’o apo Webo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam nisur të punoj që kur isha 9 vjeç. Për disa vite kam punuar edhe kamerier në Kosovë. Kam përjetuar luftën, kam parë gjëra që askush nuk duhet t’i shohë”, deklaroi sulmuesi i Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?