Napoli bën goditjen e parë, Vidal në qytet? Ja e vërteta …

Artur Vidal mund të jetë dhurata e parë e presidentit Aurelio De Laurentis për Karlo Ançelotin. Ish-mesfushori i Juventusit dhe i Bayernit të Mynihut, ishte në listën e dëshirave të ish-strategut të njohur. Kiliaini mund të rikthehet sërish në Seria A për shifrën e 40 milionë eurove, ndërkohë që në orët e fundit është zbuluar edhe një foto nga një aeroport në Napoli. Në fakt, pati spekulime që kiliani kishte zbarkuar në aeroportin e Napolit, por në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për “sozinë” e tij.

Vidal është njeriu i duhur për të rritur cilësinë e mesfushës, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Marek Hamshik. Merkatoja e Napolit, në fakt, pritet të ofrojë disa surpriza. Teksa në listën e dëshirave është edhe Suso i Milanit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?