Napoli dhuron spektakël, shkatërron me 4 gola Torinon (VIDEO)

Napoli dominon Torinon në transfertë, duke marrë një fitore të thjeshtë në shifrat 4-0. Skuadra e Spallettit çon përkohësisht në 21 pikë diferencën nga vendi i dytë, në pritje të derbit të Romës dhe supersfidës Inter-Juve.

Osimhen zhbllokon sfidën duke shënuar me kokë. Torino mundohet të reagojë dhe i afrohet barazimit me Vlasic, ndërsa Sanabria është i pafat, sepse gjuajtja e tij ndalet në shtyllë.

Kvaratskhelia fiton një penallti të cilën e transformon në gol. Mbyllet 2-0 pjesa e parë. Në pjesën e dytë shënon sërish Osimhen, që gjen golin e 21-të në kampionat, ndërsa Ndombele plotëson pokerin e golave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?