Napoli fiton ndaj Udineses dhe merr arratinë në krye të renditjes (VIDEO)

Napoli nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon në Serie A. Skuadra e Spalletit mori një fitore 3-2 përballë Udinses në një duel që dhuroi jo pak emocione.

Victor Osimhen zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të, ndërkohë, para se të mbyllej pjesa e parë në minutën e 31-të, Napoli dyfishoi shifrat me anë të Zielinskit.

Në pjesën e dytë, Elif Elmas shënoi edhe golin e tretë ndërsa në vijim, miqtë shkurtuan me Nestorovskin në të 80-tën dhe Samaradzic në të 82-tën, duke trembur jo pak napoletanët. Megjithatë, vendasit ruajtën avantazhin dhe dolëm me kokën lart nga stadiumi Maradona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli ruan kryesimin dhe ruan shkëputet gjithnjë e më shumë nga ndjekësit teksa Lazio dhe Milani janë plot 11 pikë larg tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?