Napoli heq dorë nga Ndombele, projektohet rikthimi te Tottenhami
Rrugët mes Napolit dhe Tanguy Ndombele duket se do të ndahen në fund të sezonit. Gjasat janë që ai të rikthehet te Tottenham, klubi qe zotëron kartonin e tij.
Klubi Italian nuk do ta aktivizoje klauzolën 28 milionë euro për ta blerë lojtarin, por ekziston mundësia që negociatat të qëndrojnë të hapura pas rikthimit të tij në Londër.
Lajmin e bën të ditur “Il Mattino” në Itali. Me Napolin lojtari francez ka shënuar 1 gol ne 25 paraqitje të zhvilluara, nga të cilat 6 i ka nisur si titullar.
KOHA JONË SONDAZH

