Napoli humbet sulmuesin kryesor para duelit ndaj Milanit

TURIN, ITALY - MARCH 19: Victor Osimhen of SSC Napoli applauds the fans after the Serie A match between Torino FC and SSC Napoli at Stadio Olimpico di Torino on March 19, 2023 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Napoli merr një lajm shumë të keq në prag të super sfidës dnaj Milanit. Sulmuesi kryesor i të kaltërve, Victor Osimhen ka ardhur i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren dhe nuk do të jetë në dispozicion të Spallettit.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i kaltër që sqaron se Osimhen ka një problem muskulor dhe javën e ardhshme do të monitorohet për të parë kur mund të rikthehet në fushë.

Spallettin e shqetëson fakti që mund të detyrohet të luajë pa Osihmen edhe ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Championsit, sërish ndaj kuqezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin i avantazhuar për të zëvendësuar sulmuesin nigerian, është argjentinasi Simeone, i cili veçanërisht në Ligën e Kampionëve ka bërë shumë mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?