Napoli i frikshëm, fiton me poker ndaj Cremoneses dhe rimerr kreun (VIDEO)
Napoli mori fitoren e 5-të radhazi në kampionat, duke marrë një sukses 4-1 ndaj Cremoneses në transfertë dhe rimerr vendin e parë në renditje me 23 pikë.
Politano zhbllokoi takimin me 11-metërsh në minutën e 26-të, por skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit italian barazoi me Dessers sapo nisi pjesa e dytë. Të Kaltrit u rikthyer sërish avantazhin 1-2, falë golit të Simeones me kokë në shtyllën e dytë.
Në kohën shtesë pati kohë edhe për dy gola të tjerë të miqve, të shënuar nga Lozano dhe Miramontes për rezultatin përfundimtar 1-4.
KOHA JONË SONDAZH

