Napoli me ecuri rekord në Champions, mbi 4 gola për ndeshje

Napoli është një nga skuadrat e pakta të 5 kampionateve më të mira evropiane ende i pamposhtur si në kampionat ashtu edhe në Champions. Të kaltrit janë rreshtuar në krah të Manchester City, Psg, Benfica dhe Real Madrid, por me statistika edhe më të mira, janë një makineri golash. Me 10 golat e realizuar ndaj Ajax, në dy ndeshje, ata janë ngjitur në 17 gola të shënuar në 4 ndeshje të fazës së grupeve.

Një mesatare prej 4.25 për ndeshje. Ndeshja e radhës është ndaj Rangers që pëson 4 për ndeshje, përpara se ta mbyllin në Anfield. Nëse do të ruanin këtë mesatare ata do të thyenin rekordin e PSG-së, të vendosur në sezonin 2017-18. Francezët shënuan 25 gola, mesatarisht 4.17/ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?