Ndahen vazot për eliminatoret e “Championsit”, Kukësi rrezikon të ndeshet me Shkëndijën

Me mbylljen e kampionateve UEFA ka ndarë vazot e raundit të parë kualifikues të “Champions League”. Shorti për përballjet do të hidhet më 19 qershor, ndërsa ndeshjet e para do të luhen më 10 dhe 11 korrik, të kthimit me 17 dhe 18 korrik.

Momentalisht në këtë fazë bëjnë pjesë 31 nga 32 ekipe, me të fundit që do të vijë nga faza paraeliminatore, ku luan Drita e Kosovës.

Skuadrat janë të ndara në dy grupe, në ato të forta dhe ato më pak të forta. Me dënimin në fuqi të UEFA-s momentalisht përjashtohet mundësia që Skënderbeu të marrë pjesë, ndaj Shqipëria do përfaqësohet nga Kukësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra verilndore falë koeficientit 4.250 renditet e 15, duke u bërë pjesë për fare pak e skuadrave më të forta. Si rrjedhojë ekipi i Pakult do të përballet në këtë raund me një ekip më të dobët në letër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatin e Kukësit nuk e ka patur ekipi tjetër shqiptar, që bën pjesë në kampionatin maqedonas, Shkëndija e Tetovës. Skuadra kuqezi e Tetovës me koefiçientin 3.500 ka kaluar për shumë pak në grupin e skuadrave më pak të forta, ndaj nuk përjashtohet mundësia që shorti t’i vendos përballë Kukësit.

Theksojmë se skuadrat e eliminuara në këtë raund kanë mundësinë të luajnë sërish në kompeticionin tjetër të Europës, “Europa League”, ku do të marrin pjesë në raundin e dytë.

Champions-470x214

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?