Ndiqej me interes nga Juvja dhe Roma, mesfushori i Lyon drejt kalimit te Betis

Houssem Aouar po luan sezonin e fundit me Lyonin. Mesfushori ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin francez, teksa për shërbimet e tij ka interesim nga Italia dhe Spanja.

Aouar më parë ka qenë dhe në listën e dëshirave të Juventusit, por transferimi në Torino asnjëherë nuk ndodhi. Jose Mourinho ndërkohë ka qenë një strateg që e ka ndjekur me shumë interes.

Real Betis është klubi tjetër që po tenton të bindë Aouar dhe madje duket më e avantazhuar. Shtypi spanjoll shkruan se klubi andaluzian ndodhet në bisedime intensive me agjentin e lojtarit me origjinë nga Algjeria, akordi është çështje kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?