Ndoj: Kombëtarja një ëndërr, ja përse humbëm ndaj Norvegjisë

Nga grumbullimi i kombëtares shqiptare në Zvicër, mesfushori i Breshias Emanuele Ndoj ka bërë një bilanc sezonit të tij në aspektin personal.

“Ky sezon ka qenë shumë i mirë për mua në aspektin personal. Kam luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit, e kam mbyllur mirë këtë sezon. Brescia arriti të siguronte mbijetesën dhe jam i lumtur për këtë. Për merkaton unë s’di asgjë, jam nën kontratë me Breshian dhe mendoj vetëm për këtë klub. Kam edhe 2 vite kontratë dhe mendoj vetëm për skuadrën për një largim të mundshëm timin vendos klubi”.

Ndoj kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe ndryshe nga herën e parë tashmë synon edhe debutimin me kombëtaren kuqezi në dy miqësoret e radhës ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Humbja me Norvegjinë ndoshta ka ardhur edhe për shkak të minutave të pakta që kishin futbollistët, por ne duhet të shohim përpara. Kemi bërë shumë ndeshje dhe jemi nga ngarkuar shumë fizikisht, por do të jap maksimumin. Është një ëndërr të jem këtu me kombëtaren e madhe. Është trajneri ai që vendos se kush luan. Unë jam i gatshëm dhe në momentin që trajneri do të ketë nevojë për mua, do të mundohem të jap më të mirën time në fushë. Kemi bërë shumë ndeshje jemi të ngarkuar fizikisht, prandaj duhet pak kujdes në këto dy sfida, por gjithsesi ne do të japim maksimumin për të marrë rezultate pozitive”, u shpreh Ndoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?