Ndryshime në Kalendarin e “Abissnet Superiore”, Tirana zhvendoset në Elbasan

Kalendari i javës së nëntë të “Abissnet Superiore” ka pësuar një tjetër ndryshim. Bëhet fjalë për sfidën midis Tiranës dhe Erzenit që ishte programuar të zhvillohej ditën e shtunë në orën 15:00.

Dita e ndeshjes nuk ndryshon, por ndryshon vendi ku do të zhvillohet dhe orari. Sfida Tirana-Erzeni do të zhvillohet po ditën e shtunë në orën 17:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sfida Vllaznia-Bylis, që ishte programuar të luhej të premten në orën 15:00 dhe u spostua në orën 17:45 të po të njëjtës ditë. Kukësi-Egnatia, që ishte programuar të luhej të premten në orën 15:00, do të luhet një ditë më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten

Swiss Digital Mobile Reklama

Teuta-Partizani 17:45

Vllaznia-Bylis 17:45

Të shtunën

Kukësi-Egnatia 15:00

Kastrioti-Laçi 15:00

Tirana-Erzeni 17:45

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?