FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në dhomat e zhveshjeve të Realit ka një spiun, tërbohet Zidane

Menaxhimi i një ekipi me shumë eksperiencë, nuk ka qenë aspak e thjeshtë për Zinedine Zidane, i cili synon që të fitojë Championsin e tretë radhazi. Gazeta “Sport” shkruan se strategu francez ka një problem në dhomat e zhveshjes, pasi një “spiun” i nxjerr informacionet sekrete.

Sipas mediave iberike Zidane ka filluar që të ngrejë zërin në dhomat e zhveshjes, për shkak se i dalin formacionet 5 orë para ndeshjeve. Kjo ndodhi në klasikun e humbur 3-0 në “Bernabeu” me Barcelonën, ku Valverde u informua paraprakisht se Kovaçiç do të luajë në mesfushë dhe Isko do të jetë në stol, ndërkohë që e njëjta gjë i ndodhi edhe para ndeshjeve të dy Ligës së Kampionëve kundër PSG .

Unai Emeri e dinte paraprakisht se në ndeshjen e parë do të luante Isko, ndërkohë që në të kthimit do të luanin Vazkez dhe Asension. Një histori e ngjashme me “spiun” te Reali ka ndodhur edhe në vitin 2011, kur Murinjo akuzoi Kasijasin se ishte spiun. Një histori e parë tashmë në Madrid , pikërisht në vitin 2011 kur Mourinho akuzoi Kasijasin që portieri të jetë spiun. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?