Në Katar luhet Kupa e Botës, ndërkohë që në Rusi plas grushti në një derbi (VIDEO)
Derbi i futbollit rus, mes Zenitit dhe Spartakut të Moskës është mbyllur me një përleshje masive mes futbollistëve. Në fundin e duelit, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr, ku nuk ia kursyen njëri-tjetrit grushtet e shkelmat.
Pasi u qetësuan, arbitri i ndeshjes akordoi 6 kartonë të kuq. Të gjithë të ndëshkuarit ishin lojtarë rezervë.
Duke qenë se Rusia është e përjashtuar nga FIFA për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe nuk merr pjesë në Botëror, ky vend nuk i ka ndalur kompeticionet kombëtare dhe kjo ndeshje ishte i vlefshëm për Kupën e Rusisë.

KOHA JONË SONDAZH

