Nëntë gola në Tirana-Dinamo, nuk ka fitues në duelin e titullit
Këtë të hënë u zhvilluan ndeshjet e fundit për javën e 20-të, në Kategorinë Superiore për 21-vjeçarët. Dueli i titullit, mes Bylis dhe Vllaznisë, u mbyll në barazim 1-1 dhe ballshiotët mbeten në krye me 25 pikë, 1 më shumë se shkodranët. Partizani mori një fitore të rëndësishme ndaj Korabit dhe mban vendin e tretë me 21 pikë. Tirana fitoi derbin ndaj Dinamos, me rezultatin 5-4 në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
REZULTATET:
Bylis 1-1 Vllaznia
Apolonia 2-3 Teuta
Egnatia 5-2 Kukësi
Korabi 1-2 Partizani
Tirana 5-4 Dinamo
KOHA JONË SONDAZH

