Nesër sfida me Laçin, Colella: Morëm shpullë të fortë ndaj Egnatias, Partizani luan vetëm për fitore
Nesër është sfida me Laçin, dhe këtë mbrëmje trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, ka folur parfa mediave, ku tha se ekipi në çdo ndeshje futet për të fituar, por ndaj Egnatias morën një shpullë të fortë, e cila erdhi për shkak se skuadra nuk ishte e përqendruar. Në lidhje me kundërshtarin, Colella deklaroi se e njeh mirë Laçin dhe shtoi se ka ndryshuar në krahasim me sezonet e fundit.
”E njoh mjaft mirë Laçin, pasi u përballa dhe në fazën e parë. Por është e vërtet që Laçi nuk është ajo e sezoneve të fundit, që ka marrë pjesë në Kupat e Europës. Nuk është se ka ndryshim të madh mes Shqipërisë dhe Italisë. Këtu gjërat ecin me të njëjtat hapa. Sigurisht mentaliteti është shumë thelbësor. Si profesionist, mendoj se mentaliteti duhet të jetë evident dhe në rritje ditë pas dite. Pikërisht këtë po kërkoj. Nuk është se lojtarët nuk e kanë, por ata po përmirësohem ditë pas dite. Të gjithë kanë objektivin e tij dhe të gjithë përpiqen që ta arrijnë.
Massanga mendoj se do t’i duhet një kohë e gjatë. Njësoj dhe me Da Silvën. Pastaj pjesa tjetër është e gatshme. Por mendoj se kjo është një situatë normale, pasi dhe dëmtimet bëjnë pjesë në lojë. Laçi ka ndryshuar diçka. Nuk e ka nisur mirë, por tashmë kanë ndryshuar mënyrën e lojës dhe normalisht do të jetë një tjetër ndeshje.
Momentalisht nuk është se më shqetëson presioni nga Tirana dhe skuadrat e tjera. Ne do të përballemi gjatë gjithë sezonit me të njëjtit kundërshtarë dhe unë kërkoj mentalitetin, jo vetëm ndaj Laçit, por ndaj çdo skuadre tjetër. Siç e patë ndaj Egnatias morëm një shpullë të rëndë”.
KOHA JONË SONDAZH

