Neuer flet për krizën te Gjermania: Kemi folur shumë, kurrë s’kemi qenë kaq të lidhur

Manuel Neuer nuk beson se Gjermania duhet ta ndryshojë shumë pas humbjes 1-0 me Meksikën, të dielën. Goli i Lozanos e dënoi Gjermaninë me humbjen e parë hapëse në Kupën e Botës që nga viti 1982, duke rritur presionin ndaj kampionëve të botës në fuqi, që do të ndeshen edhe me Suedinë dhe Korenë e Jugut në grup.

“Komunikimi në skuadër nuk ka qenë kurrë kaq i fortë, që pas humbjes ndaj Meksikës. Kemi folur shumë për atë që ndodhi në atë ndeshje, dhe jemi të gjithë të zhgënjyer. Unë nuk mendoj se duhet të ndryshojmë një, ose dy lojtarë, për të sjellë të reja. Nuk po mendojmë për ndryshimet në skuadër, sepse cilësia është te të gjithë.

Për disa nga lojtarët tanë, ky është Botërori i parë, por ka edhe të tjerë me shumë eksperiencë. Gjithkush është i dëshpëruar për të luajtur. Ne nuk kemi frikë t’ia japim opinionet tona njëri-tjetrit, brenda skuadrës. Ne do të tregojmë se mund të bëjmë mirë, dhe do ta bëjmë që në ndeshjen ndaj Suedisë”, u shpreh Neuer në konferencën për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manuel Neuer u kthye në shtyp të martën

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?