Newcastle befason Tottenhamin, i shkakton humbjen e dytë radhazi (VIDEO)
Tottenhami pëson humbje e dytë radhazi në Premier League dhe të drejtën në pesë ndeshjen e fundit. Pas disfatës në “Old Trafford” përballë Manchester United, Spurs-at u mundën 1-2 në shtëpi nga Newcastle.
Hugo Lloris ishte protagonist absolut për keq në të dyja golat, duke bërë gabime qesharake. Në rastin e golit të parë, Lloris gaboi në dalje, ndërkohë që arbitri nuk e cilësoi si ndërhyrje të gabuar nga Wilson.
Disa minuta më vonë, Almiron do të shënonte dhe golin e dytë. Skuadra e Contes do të rihapte ndeshjen me Harry Kane, me një goditje ngjitur me portën, por që nuk do të shërbente për të marrë qoftë një pikë nga ky duel.
KOHA JONË SONDAZH

