Newcastle fiton pastër ndaj Manchester United dhe i merr vendin e tretë (VIDEO)
Newcastle konfirmon formën fantastike që po kalon këtë sezon duke marrë një fitore të madhe ndaj Manchester United. Skuadra e Eddie Howe mposhti 2-0 Djajtë e Kuq në një “finale” për kualifikimin në Champions League.
Joe Willock zhbllokoi takimin me një goditje të saktë me kokë në minutën e 65-të, ndërkohë që në fundin e takimit Callum Wilson do të vuloste gjithçka, por me një goditje me kokë.
Ky ishte suksesi i tretë radhazi për Newcastle, që i rrëmben vendin e tretë skuadrës së Ten Hag falë golavarazhit më të mirë.
KOHA JONË SONDAZH

