Neymar flet për lëndimin: Ende nuk jam 100% i gatshëm
Ylli i Brazilit, Neymar, e pranon se ende nuk është riaftësuar 100 për qind nga lëndimi, vetëm tri javë para nisjes së Kupës së Botës në Rusi.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka rinisur të stërvitet teksa e vazhdon rikthimi nga operimi në këmbë, në të cilën pësoi thyerje në ashtin e pestë në shkurt.
Pritej që Neymar të rikthehej në fushë në ndeshjen miqësore të Brazilit kundër Kroacisë më 3 qershor, por 26-vjeçari ende nuk e ka kthyer plotësisht gjendjen fizike.
“Ende nuk jam 100% i gatshëm”, ka thënë Neymar.
“Rregullohet me kohë, edhe pse ende e ndiej një lloj shqetësimi kur bëj lëvizje të caktuara. I kam edhe disa ditë për t’u rikthyer”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

