Neymar: Nuk e di nëse do të jem në Botërorin e ardhshëm
Ylli i Brazilit, Neymar, është shprehur sërish se Botërori i Katarit mund jetë i fundit për të. Në një intervistë për “Globo”, braziliani nuk është shfaqur shumë optimist nëse do të ishte pjesë e Botërorit të vitit 2026.
“Nuk mund t’ju garantoj një tjetër Kupë Bote. Unë sinqerisht nuk e di. Do të luaj sikur të jetë e fundit. Ndoshta do të luaj dhe një tjetër, ndoshta jo. Çdo gjë varet. Do të ndryshohet trajneri dhe nuk e di nëse ai që do të vijë do të më pëlqejë mua ose jo”, tha Neymar.
Edhe pse është në moshën 30 vjeç braziliani duket se ende nuk e ka marrë vendimin ese kur do të largohet nga futbolli apo nga kombëtarja.
KOHA JONË SONDAZH

