FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar qetëson tifozët: Të luajmë mirë dhe të fitojmë ndaj Kosta Rikës (VIDEO)

Neymar ka kaluar problemet që ka pasur pas ndeshjes ndaj Zvicrës, dhe tashmë është gati për të ndihmuar skuadrën e tij që të marrë fitoren e parë ndaj Kosta Rikës. Duke folur për kanalin Konfederatës së Futbollit Brazilian, TV CBF, ai është shprehur se ndihet i aftë për ndeshjen e kësaj të premteje kundër Kosta Rika.

“Unë jam stërvitur shumë mirë, ndihem rehat dhe këmba është e qetë. Pritshmëritë janë të larta për ndeshjen e dytë, ndaj shpresojmë të bëjmë shumë më mirë kundër Kosta Rikës se sa në debutim. Ne duam të fitojmë. Ne do të punojmë jo vetëm për të fituar, por edhe për të luajtur mirë”, tha sulmuesi brazilian.



Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?