Neymar rrezikon 2 vite burg për evazion fiskal në Spanjë
Neymar rrezikon dy vite burg, në procesin gjyqësor ku sulmuesit i duhet të përballet me një akuzë për evazion fiskal, mashtrim dhe korrupsion në lidhje me transferimin e tij te Barcelona nga Santos në 2013.
Protagonist është DIS, fondi që pronësoi një përqindje të të drejtave të Neymar kur ishte 17 vjeç, në këmbim të 2 milion eurove. Në Brazil këmbëngulin se të drejtat nuk ju shitën ofruesit më të mirë, pasi kishte klube që ofronin deri në 60 milionë euro.
Përtej kërkesës për 5 vjet ka kërkesa për penalizimin dhe të ish presidentëve të Barcelonës Rosell dhe Bartomeu dhe për një gjobë të majme. Neymar i ka përgënjeshtruar akuzat, por ka humbur një apel në Gjykatën spanjolle në 2017, ndaj duhet të paraqitet në procesin që do të zhvillohet në Barcelonë edhe pse nuk është e thënë që të jetë prezent gjatë gjithë audiencës që do të zgjasë dy javë.
Prokuroria spanjolle kërkon një dënim me burg prej 2 vitesh për Neymar, dhe pagimin e një gjobe prej 10 milionë eurosh, si dhe një dënim me 5 vjet burg për Sandro Rosell dhe një gjobë prej 8.4 milionë eurosh për Barcelonën.
KOHA JONË SONDAZH

