Nga Xavi te Araujo, ja disa nga “sekretet” se pse Barcelona është favorite ndaj Realit

Barcelona është me një këmbë për në finalen e Kupës së Mbretit pas suksesit 1-0 në duelin e parë ndaj Realit. Sonte në mbrëmje do të luhet akti i dytë që do të përcaktojë dhe ekipin që do të sfidojë Osasunën në finalen e madhe. Ekipi katalanas në këtë ndeshje nuk do të ketë disa lojtarë të rëndësishëm si: Pedri, Dembele, de Jong dhe Christensen.

Gjithsesi Barcelona vjen disi më e avantazhuar dhe nga fakti që këtë sezon i ka fituar të tre ndeshjet ndaj Realit, në Superkupën e Spanjës, në La Liga dhe Kupën e Mbretit. Xavi ndërkohë ka fituar 4 nga 6 ndeshjet zyrtare në El Clasico, ndërkohë që Carlo Ancelotti ka fituar vetëm dy ndaj tij.

Një fitore sonte në mbrëmje do ta barazonte sonte Barcelonën me Realin, në kuotën e 101 fitoreve në përballjet në El Clasico, pasi deri më tani kanë 100 në 253 ndeshje. Ekipi Blaugrana vjen dhe me statistika mjaft të mira në mbrojtje, pasi kanë pësuar vetëm 9 gola në La Liga dhe 3 në ndeshjet e Kupës së Mbretit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga sekretet e triumfit të Barcelonës ndaj Realit shpesh herë ka qenë dhe vendosja e Araujos në krahun e djathtë për të ndalur Vinicius Junior. Në 5 përballje që ke ka nisur si mbrojtjes i djathtë, ekipi katalanas e ka fituar El Clasicos. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?