FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një ish-kampion bote merr zyrtarisht drejtimin e Kamzës

Ish-kampioni i Botës, Pietro Vierkovud do të jetë trajneri i ri që do të drejtojë Kamzën në sezonin e ardhshëm. 59-vjeçari do të zëvendësojë Juljan Ahmataj të larguar në fund të sezonit. Lajmin për arritjen e akordit me teknikun italian e ka bërë publik vetë klubi i Kamzës në një postim në faqen zyrtare.

“Pas takimit të sotëm me trajnerin Pietro Vierkovud, ish-kampioni i Boës mori përkrahjen e Kryetarit të Bashkisë, Xhelal Mziu dhe presidentit Naim Qarri për projektin e Kamzës në Kategorinë Superiore”, shkruhej në postimin e Kamzës.

Pietro Vierkovud e ka nisur karrierën si futbollistë tek Komo më pas ka luajtur me ekipet më të mira në Seria A, Roma, Juventus, Milan. Si trajner ka drejtuar Katanian, Fiorentina Viola, Triestina dhe hungarezët e Honved. 59-vjeçari është shpallur kampion Bote me Italinë ku në total ka zhvilluar 45 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia e FK.Kamza 1936

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e FK.Kamza 1936

Fotografia e FK.Kamza 1936

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?