FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një ndër stadiumet të njohur në Europë ndryshon emër për të nderuar legjendën e Holandës

Kur përmend fjalën Amsterdam në futboll, nuk mund të mos mendosh për të. Johan Krujf, profetin e futbollit total,i cili ka shkruar historinë me Ajaksin dhe Holandën. Pak më shumë se dy vjet pas ndarjes së tij nga jeta, vjen dhe lajmi i madh” Amsterdam Arena nga sezoni i ardhshëm do të mbajë emrin Johan Krujf Arena.

Ai është një nga stadiumet më të bukur në futbollin evropian. Deri në vitin 2020 do të bëhen punime të ndryshme në stadium për të vlerësuar figurën e madhe të futbollit holandez. Logoja e re do të prezantohet më 25 prill, në ditën kur ai do të mbushte 71 vjeç nëse do të jetonte ende. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?