Një vit jashtë fushave, Totti jep lajmin e madh për tifozët
Ai do të mbetet gjatë në mendjen e tifozëve të futbollit, padyshim tek ato të Romës.
Ai është një legjendë e këtij klubi dhe domosdo nuk ka si të ndodhë ndryshe. Bëhet fjalë për ish-kapitenin legjendar të verdhekuqve, Francesco Totti, që pas magjisë së dhuruar në fushë, mendon ta bëj atë dhe në letër.
Totti ka konfirmuar se shumë shpejt do të dalë në treg autobiografia e tij, e shkruar nga Paolo Condò dhe do të jetë e botuar në gjuhën italiane.
Nuk është ende e qartë nëse libri do të publikohet edhe në anglisht, por njoftimi është dhënë në anglisht, gjë që mund të tregojë se do të ketë një botim të përkthyer dhe në këtë gjuhë.
Nuk dihet akoma data e saktë e botimit të autobiografisë së Totti-t, që e mbylli karrierën me Romën në fitoren 3-2 përballë Genoa-s, pikërisht datën e 27 majit të vitit të shkuar.
KOHA JONË SONDAZH

