Notat e mediave italiane, “Eurosport” masakronin Asllanin me vlerësimin që i bën
Mediat italiane nuk e kanë kursye Kristjan Asllanin, pasi humbi shansin për të kaluar Interin në avantazh në minutat shtesë. Më i ashpër ka qenë portali i “Eurosport” në versionin italian, pasi e vlerësoi me notën 3.
Edhe pse vetëm 20 vjeç për italianët ky rast mund të peshojë shumë në llogaritë në fundin e ndeshjeve të grupit. Gjithsesi duket pak e ekzagjeruar, pasi raste të tilla humben edhe nga lojtarë me shumë emër.
Eurosport – Nota 3: Nuk mund të gabosh në atë mënyrë në minutën e 95-të, mund të sigurohej kualifikimi dy ndeshje nga fundi. Thjeshte e papranueshme. Shumë keq. Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese.
Sky Sport It – Nota 5.5
Tuttomercatoëeb – Nota 5: Nuk duhet kryqëzuar. Humbi shansin për rezultatin 4-3. Kushedi se sa do të peshojë në fund. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

