Odegaard i jep fitoren Arsenalit me dopietë ndaj Wolves, arratisen +5 nga City (VIDEO)

Arsenali konfirmohet si skuadra për t’u mundur këtë sezon në Premier League. “Topçinjtë” fituan 0-2 në fushën e Wolverhamptonit për ta thelluar në pesë pikë diferencën me skuadrën e Pep Guardiolës, që pësoi një humbje të papritur ndaj Brentfordit në “Etihad”.

Të dy golat për ekipin e drejtuar nga Arteta i shënoi Marting Odegaard, i cili është njëkohësisht golashënuesi më i mirë i Arsenalit në këtë fillim sezoni.

Në minutën e 55-të portugezi Fabio Vieira depërtoi thellë në zonë nga e majta, hodhi një top në zonën e portierit, në qendër, ku Martin Odegaard nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të shtynte topin drejt rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 75-të, lojtari norvegjez do të ishe në vendin dhe në kohën e duhur për të realizuar golin e dytë personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?