Pakult: Duam 3 pikët ndaj Kamzës, ja si ka ndryshuar futbolli shqiptar nga viti 1981
Trajneri i Kukësit, Peter Pakult ka dalë pak minuta më parë në një konferencë për mediat, ku ka folur për ndeshjen e radhës që skuadra e tij do të luajë nesër ndaj Kamzës.
Ju mungon Guri në Kamzë dhe a ju prish punë për objektivin që keni menduar të merrni në këtë transfertë?
Pas ikjes së Bakajt jemi vetëm me të në atë pozicion. E dinim se në një moment nuk do të ishte. Nuk e kemi këtë herë, por shpresojmë që ai ta zëvendësojë do ta kompensojë mungesën e tij. Nuk e kam vendosur ende se kush do të luajë në vendin e tij.
Balde? Jo, nuk jam i pakënaqur. Do pres stërvitjen e fundit që të vendos, pasi Balde kishte një problem të vogël në stërvitje dhe do të pres ta shoh sot se si do të shkojnë gjërat.
Ebipi shënoi në Vlorë, a është në vëmendjen tuaj?
Po, ai do të jetë pjesë e ekipit nesër.
Jeni të kënaqur me një pikë në Kamzë, apo do synoni fitoren?
Nga java në javë e kam thënë që asnjë trajner nuk kënaqet me një pikë. Në çdo ndeshje duam tre pikët. Do shohim se si ekipi do luajë dhe pastaj do flasim.
Kamza ju ka surprizuar në Kukës. A i keni marrë masat këtë herë?
Sa i përket asaj ndeshje në 15 minutat e para duhet të shënonim më shumë se një gol. Po t’i kthehesha ndeshjes së fundit me Kamzën, ata mund të barazonin, po të mos ishte për një gabim që bënë. Janë një ekip që mbrohet mirë dhe tenton me sulme të shpejta me Plakun për të befasuar kundërshtarin. Do gjejmë një mënyrë të dalim nga mbrojtja në sulm.
Do tentoni kreun e Superiores, duke parë shokun psikologjik që ka pësuar Skënderbeu?
Ne i marrim ndeshjet me radhë dhe tani mendojmë për Kamzën. Se çfarë ndodh deri në fund duhet parë. Duhet t’i fitojmë ndeshjet një nga një e të mos shohim të tjerët.
Ke shikoni si rival në garën për vendin e dytë dhe a do të mendoni për ndeshjen Laçi-Partizani?
Normalisht që na intereson ajo ndeshje, por e theksoj se duhet të bëjmë punën tonë. Duhet të shohim përpara dhe jo se çfarë ndodh.
Pas barazimit në Laç në Kupën e Shqipërisë, sa të favorizuar jeni për të kaluar në finalë në ndeshjen e dytë?
Goli që shënuam në Laç, ishte i rregullt dhe nëse e shohim lëvizjen, gjyqtari e tregoi se është gol. Idrizi nuk bëri faull dhe nuk u dha në momentin e parë. Do të ishte shumë më mirë po të fitonim, por ka kohë për të menduar për Kupën. Pas Kamzës luajmë me Partizanin dhe të kuqtë mund të përfitojnë, pasi ne dhe Laçi luajmë në mesjavë.
Nga përvoja juaj e shkurtër, çfarë mund të na thoni për kampionatin Shqiptar?
Më ka rënë në sy se ndalet shumë loja. Ndoshta 80%-90% e faulleve që jepen këtu në Europë nuk merren fare parasysh. Ndërprerja e lojës bën që të mos ketë ritëm. Ka ndalime të panevojshme të lojës, gjë që mund të evitohet. Edhe në Serbi ku kam trajnuar nuk ka diferenca të mëdha sa i përket kësaj. Goli i rregullt në Laç jashtë nuk do anulohej, ashtu si ndërhyrja e Allës ndaj Sukajt do jepej penallti. Nuk dua t’i caktoj këto gjëra, por këtu jepen shumë faulla. Me këto që po them nuk dua të them se është niveli i ulët, por ka ekipe që mund të luajnë në Europë. Ka mungesa në aspektin tekniko-taktik, por këto përmirësohen dhe nga viti në vit gjërat do ndryshojnë. Edhe në vendet europiane ka tifozë që shkojnë në shtëpi dhe thonë që nuk u ka pëlqyer ndeshja. Vitin e kaluar kam parë shumë ndeshje të kampionatit kinez, ku investohen miliona, por kur sheh lëvizjet në fushë, thua që nuk kanë lidhje me futbollin. Ritmi është më i lartë në vendet e tjera.
Si e mendonit Shqipërinë përpara se të vinit të punonit këtu dhe si e shihni tani?
Shqipërinë e njoh që kur isha futbollist, në 1981, kur erdha me Shpresat. Në 1998 kam luajtur me Kombëtaren A dhe më pas me ekipe të tjera në ndeshje Europiane. Kontakti i fundit ishte në vitin 2006 për shkak të Salihit. Që atëherë interesohesha për futbollin në Shqipëri. Ka pasur progres, morët pjesë në “Francë 2016”. Shqipëria dhe Shpresat kanë shumë lojtarë që luajnë në Europë, kjo një gjë e mirë për ta, por jo për kampionatin ndoshta. Pashë Shqipëri-Sllovaki dhe duhet të punohet më shumë në aspektin teknik dhe taktik. Duhet më shumë vëmendje në këtë aspekt.
KOHA JONË SONDAZH

