FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pakult: Në Shqipëri ka skuadra me buxhet 5 milionë euro, kam humbur peshë

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult ndodhet jashtë Shqipërisë, ku ka përfituar nga pushimet që kanë skuadrat, para fillimit të përgatitjeve për Kupat e Europës dhe sezonin e ri. Në një intervistë për gazetën gjermane “sportbuzzer.de”, tekniku Pakult ka folur në lidhje me eksperiencën e tij te Kukësi, ndërkohë që ka bërë edhe një përshkrim të kampionatit shqiptar, duke i cilësuar skuadrat shqiptare si skuadra që kanë një buxhet merkatoje, 5 milionë euro.

“Derisa u bëra trajner i Kukësit, po kaloja një moment të keq, edhe fizikisht nuk isha mirë. Në janar firmosa në Shqipëri dhe deri ditën që fillova stërvitjen me skuadrën humba disa kilogramë. Jam i lumtur, sepse po ecim mirë dhe puna ka shkuar mbarë. Drejtuesit të vlerësojnë, ndërkohë që tani synojmë të shkojmë shumë larg në Ligën e Kampionëve”.

Më tej, ai ka folur për objektivat dhe pyetjes së gazetarit, se presidenti i skuadrës ëndërron grupet në Kupat e Europës, Pakult i është përgjigjur: “Ëndrrat janë të lejuara, ne mendojmë për gjithçka dhe, nëse arrijmë grupet e Ligës së Europës, kjo do të ishte e bujshme. Ne jetojmë dhe stërvitemi në Tiranë, pastaj për ndeshje shkojmë me autobus në Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një zonë e bukur malore me pyje. Stadiumi quhet “Zeqir Ymeri”, nuk është shumë i mire, ndaj nuk lejohet që ndeshjet ndërkombëtare të luhen atje. Ndeshjet për Kupat e Europës do t`i luajmë në Shkodër, që është midis Tiranës dhe Kukësit. Mali i Zi është shumë afër prej aty. Stadiumi është rikonstruktuar katër vjet më parë dhe ekipi kombëtar luan ndeshjet në shtëpi atje”, ka thënë ndër të tjera Pakult.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, ai ka folur edhe për nivelin e futbollit në Shqipëri, duke iu përgjigjur gazetarit se nuk mund të krahasohet me Bundesligën Gjermane, por pavarësisht kësaj, është nivel i mirë. “Nuk dua ta krahasoj nivelin. Skënderbeu eliminoi Dinamo Zagreb në eliminatoret e “Europa League” sezonin e kaluar dhe hyri në fazën e grupeve. Skënderbeu është një ekip i mirëfilltë dhe kampion disa vite radhazi në Shqipëri. Atje ka skuadra, buxheti i të cilave arrin në 5 milionë euro. Unë kam te Kukësi futbollistë nga Kroacia, Gjeorgjia, Brazili dhe Nigeria. Fakti është se lojtarët shqiptarë po kalojnë nga kampionati shqiptar në ligat më të mira europiane”, ka thënë ka thënë Peter Pakult.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?