Panuçi harron “hallet” e Shqipërisë dhe zgjidh të Realit: Alegri opsion i mirë!

Pas dy humbjeve turpëruese me Kombëtaren tonë ndaj Kosovës dhe Ukrainës, trajneri Kristian Panuçi ka komentuar “hallet” e Realit të Madridit pas largimit të Zidane, duke harruar në një farë mënyre ato të kuqezinjve. Në një intervistë për gazetën “Marca”, ish-mbrojtësi i Realit e ka cilësuar Alegrin si njeriun perfekte për të marr drejtimin e madrilenëve.

“Madridi do të mbetet Madrid edhe pa Zidane-in në stol. Puna e tyre ka qenë e pabesueshme dhe më kanë surprizuar vërtet. Tashmë duhet të respektojmë ata që zgjedhin të largohen në momentet e duhura.

Alegri do të ishte një zgjedhje e mirë për Realin e Madridit, sepse di sesi t’i menaxhojë lojtarët dhe sesi të sillet me ta. Megjithatë ky është një vendim që i takon Florentino Perezit. Nejmar te Reali? Lojtarët e mëdhenj luajnë te reali. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Ronaldon, pasi ai është një ndër më të mirët në historinë e klubit, dhe këtë gjë e di mirë dhe Perez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre Champions radhazi? Është historike se si Reali ka fituar tre Champions radhazi dhe me të njëjtin grup. Akuzat e Kerius? Nuk jam mjek për të komentuar atë rast. Nëse do të kishte goditje të fortë, duhej të largohej nga fusha. Ramos dëmtoi qëllimisht Salah? Nuk mendoj se një lojtar i madh mund të dëmtoj një shok, ose një rival”, u shpreh Panuçi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?