Paraqitja në Elite Round e Kombëtares U-17 / Bulku: Ishim shumë pranë kualifikimit në finale

Shqipëria U-17 bëri një paraqitje mjaft të mirë në fazën Elite Round të Europianit 2023, duke qenë shumë pranë kualifikimit për në fazën finalen, edhe pse ishte shortuar në një grup të vështirë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku u mundën në ndeshjen hapëse ndaj Francës, kampiones në fuqi të Europës, por bënë dy ndeshje shumë të mira ndaj Zvicrës dhe Letonisë.

Dy barazime në shifrat 1-1 e megjithatë ka keqardhje për faktin se Shqipëria U-17 ishte në të dyja rastet në avantazh dhe nuk arriti të ruajë avantazhin, teksa me 3 pikë të arkëtuara në njërën nga këto dy ndeshje do të sillnin kualifikimin për herë të parë në finalet e një Europianit të grup-moshës U-17.

Trajneri Bulku shprehet se shkalla e vështirësisë është e lartë në Elitë Round, teksa analizoi paraqitjen e skuadrës së tij në të treja ndeshjet e grupit, duke pohuar se skuadra bëri maksimumin për të siguruar një kualifikim që do të ishte historik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Elite Round është një nivel tjetër, nuk është si ndeshjet e fazës kualifikuese ku marrin pjesë 55 skuadra, por janë 32 skuadrat më të mira të Europës dhe përballë kishim një kundërshtar si Franca, që është kampionia në fuqi e Europës. Mendoj se është nivel tjetër krahasuar me tre ekipet e tjera në grup, e duke parë emocionet që shfaqën djemtë në ndeshjen e parë, nuk arritën të dalin në lojën që ne prisnim apo në lojën që kanë bërë gjatë dy viteve të fundit, ku kanë treguar shumë vlera e jo më kot kemi ardhur deri në Elite Round.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me Zvicrën kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ku në pjesën më të madhe të kohës kemi qenë superior ndaj rivalëve dhe mund ta kishim fituar ndeshjen, duke e mbyllur që në pjesën e parë me një rezultat 2-0, por arritëm sepse futbolli i tillë është. Gjithsesi, mendoj se deri në minutat e fundit kemi superior dhe në minutat e fundit kemi pasur mundësi që të kalojmë në avantazh për të marrë tre pikët e para dhe me ato tre pikë mbase do të ishim sot në finalet e Europianit në Hungari”, – thotë Bulku në prononcimin e tij për Fshf.org.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?