Partizani fiton me përmbysje ndaj Vllaznisë në Shkodër, mbetet në krye

Partizani ringrihet shumë shpejt pas humbjes në derbi duke marrë një fitore me përmbysje  2-1 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Të kuqtë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh pas një goli të Ardit Hoxhajt që me një goditje me kokë mposhti portierin Rexhepi, por pjesën e dytë do të përmbysnin gjithçka..

Victor Da Silva ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 67-të, ndërsa në të 86-tën i zakonshmi Skuka shënoi për të ndezur festën e madhe në kampin e kuq.

Pas këtij suksesi, Partizani ruan vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 15 pikë, tre më shumë se Tirana. Vllaznia mbetet në vendin e pestë me 10 pikë të grumbulluara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?