Partizani fiton pastër ndaj Teutës, vendosin Mba dhe Hoti

Partizani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Durrës, duke fituar 2-0 ndaj Teutës dhe shkëputet përkohësisht i vetëm në krye të renditjes së Superiores.

Mba në pjesën e parë dhe Hoti në të dytën shënojnë golat, që i japin tre pikë të arta skuadrës së Colellas. Sulmuesi nigerian realizoi një gol shumë të bukur me kokë në minutën e 10-të, pas një krosimi perfekt të Da Silvas.

Goli i sigurisë për Partizanin do të shënohej 6 minuta nga fundi nga Hoti. Të Kuqtë shkojnë në kuotën e 47 pikëve, tri më shumë se Tirana që luan këtë të diel me Erzenin, ndërsa Teuta mbetet në vendin e shtatë, me 34 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?