Partizani mund me “poker” Kastriotin dhe rimerr kreun e Superiores
Partizani rikthehet në krye të Kategorisë Superiore. Të kuqtë arritën një fitore fantastike në shtëpi përballë Kastriotit me rezultatin e thellë 4-1. Skuadra e Giovanni Colella-s gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 35-të me Tedi Carën. Ishte Rrapaj ai që lëshoi një gjuajtje të fortë, e cila nuk u kontrollua saktë nga portieri dhe Cara përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë.
Vetëm pesë minuta më pas, Partizani realizoi edhe të dytin me Masanga Matondon. Mesfushori shënoi një gol spektakolar, me një goditje fantastike nga jashtë zonës.
Pa u mbyllur pjesa e parë u realizuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht miqtë ngushtuan diferencën me Mihanën, i cili realizoi pas asistit të Karakacit. Por të kuqtë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë realizuan edhe të tretin me Remzifaik Selmanin.
Në pjesën e dytë, Partizani administroi rezultatin, ndërkohë që golin e katërt e realizoi Christian Mba, i cili shfrytëzoi një kundërsulm të shpejt. Partizani rimerr vendin e parë me pikë të barabarta me Tiranën, por “demat” kryesojnë renditjen falë ndeshjeve direkte kundër bardhebluve.


KOHA JONË SONDAZH

