Partizani ngec ndaj Kastriot në Elbasan, por mbetet e para në renditje

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Kastriotit në Elbasan Arena. Të kuqtë nuk mundën të shfrytëzonin mundësitë me krutanët që rezistuan dhe ishin të vendosur mirë në fushën e lojës.

Në fraksionin e dytë ishte Da Silva ai që iu afrua golit për Partizanin megjithatë edhe braziliani nuk u tregua i saktë pak metra larg kuadratit të mbrojtur nga Sali.

Partizani ia del të mbajë kryesimin e kampionatit teksa është me 16 pikë, një më shumë se Tirana në tabelën e klasifikimit. Nga ana tjetër, Kastrioti renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë të grumbulluara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?