Pas kësaj deklarate të Griezmann, tifozët e Barcelonës kanë të drejtë të gëzohen

Antoine Griezmann e ka pranuar se ende është i pasigurt nëse do të mbetet pjesë e Atletico Madridit para sezonit të ri 2018/19. Sulmuesi francez i bëri këto komente gjatë një interviste me mediumin gjerman “Spox.com”, gjatë të cilës foli edhe për maninë për Ligën e Kampionëve dhe situatën në klub.

“Nuk po mendoj për të, ende nuk kam vendosur”, ka thënë Griezmann i pyetur për të ardhmen.

Barcelona është duke treguar interesim të madh për ta transferuar Griezmannin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, francezi ka folur edhe për Ligën e Kampionëve, duke treguar se e ka fiksim të fitojë për vete dhe Atleticon.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjithmonë kam dashur ta fitoj Ligën e Kampionëve qysh fëmijë, gjithmonë ka qenë synimi im”, ka theksuar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?