Pioli: Fitore e merituar, ndaj Juves ishim më të bashkuar se në Londër
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Juventusit. Strategu i kuqezinjve theksoi se skuadra ishte e bashkuar dhe më kërkuese se në Londër.
“Ishte një ndeshje me nivel të lartë. Pas 20 minutave të para që ishin jo shumë të mira, më pas kemi zhvilluar një ndeshje sakrifice. Leao duhej të përmirësohej disi në mbrojtje në lojën pa top dhe sot e ka bërë përballë Danilos. I mungon ende diçka dhe duhet të punojë mbi këtë gjë për t’u rritur edhe më shumë.
Ne u treguam një skuadër, ndryshe nga ndeshja në Londër ku u përçamë. Sot ishim më kompaktë dhe punuam të gjithë së bashku, ashtu siç duhet të bëjmë gjithmonë, sepse kështu kemi mundësi për të arritur rezultate pozitive. Sot skuadra tregoi dëshirën dhe vendosmërinë që ka sepse kjo sfidë ishte e rëndësishme edhe për klasifikimin. E merituam këtë fitore”, deklaroi Pioli.
KOHA JONË SONDAZH

